Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, QË NUK JANË PAK!
Publikuar më 18 mars, 2021 në orën 00:04 ( ) Faridin Tafallari | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUAJ SHPIRTËRISHT NGA PISAT E PUSHTETIT, QË NUK JANË KA E NDEROJNË ASPAK KËTË POPULL E KËTË KOSOVË!!! KËTA PISA, SIKUR TË ISHIN TAMAM KOPILA TË SERBISË!?...
E KANË KAPË PËR GRYKE KËTË SHTET, SIKUR ME E PASË PRONË PRIVATE TË TYREN! GRINDEN SI QENTË MES VEDI, NËPËR ATO SEANCAT SKANDALOZE PARLAMENTARE, PA MENDUAR FARE, MO HIÇ FAREEE PËR POPULL E KOSOVË!?!...
Kurrë në jetën time veprimtare, kurrë, nuk ju frigova armikut pushtues, por dhe as veglave qorre të shkjaut, udbashëve e spiunëve titistë, që i shërbyen me ‘’besnikëri’’ këtij armiku. Sepse, luftoja me mish e me shpirt për lirinë e atdheut dhe popullit tim, dashuria për të cilët tek unë, nuk kishte kufi e çmim, ashtu si tek shumë bashkatdhetarë e bashkëveprimtarë të mi, ku kishim respekt për njëri tjetrin, gjë, që, në ato vite të stuhishme lufte, nuk mungoi kurrë! Nuk e njihnim urrejtjen midis nesh, sepse e kishim një urrejtje të vetme kolektive, atë urrejtjen e madhe për pushtuesin, vetëm për pushtuesin dhe tradhëtarët e popullit e të atdheut!!!...

Po sot ? Urrejtja për këtë kategori njerëzish po më gërryen çdo ditë. Kjo është ajo, që më bën të vuaj më shumë për popull e Kosovë. I urrej për vdekje vetëm tradhëtarët dhe pushtetarët, që fatkeqësisht e kanë marrë nëpër këmbë këtë popull e po luajnë me të çdo ditë, si po ju a do qejfi! Sepse, për fat të keq tonin, në këtë shtetin tonë të ‘’brishtë’’, në pushtet mbetën edhe ato mbeturina, që na i la shkjau, shqipfolësa udbashë, rankoviça, titista, rugovista, që u mbështetën nga këta pisat tanë politiqenë dhe hypën aty ku deshën, në shtet e pushtet!? Ashtu si dikur, edhe pas luftës së UÇK-së, këta pisat tanë, krerët tanë politiqenë, i lejuan edhe rankoviçët edhe titistët ta sundojnë këtë vend e këtë popull!? Dhe, sot i kemi “zot” në Kosovë, si rugovistët me në krye Isa Mustafën, dhe të tjerë të atij soji. Pra, edhe pas këtyre shumë vuajtjeve pushtimi, edhe pas luftës së UÇK- së, jemi të ‘’okupuar’’!?

Ja kam falë popullit tim, Kosovës sime, të gjitha ato vuajtjet e përpjekjet e mia, me dekada e dekada, së bashku me shokët e mi të idealit, për liri e Bashkim
Kombëtar! Por kurrë nuk mund të duroj e të shoh Is Mustafën, këtë farë skeleti të njeriut të mbaruar e më tinzar, që me kompaninë e tij po na del e po thotë gjoja, se po e dashka ky ma fort se të tjerët Amerikën!? E për UÇK-në, e ze tartakuti!?... Kurrë nuk e përmendi, kurrë asnjëherë të vetme!!!
‘’ATDHEU MBI Të GJITHA’’!Po, kjo moto tepër e shtrenjtë për mua, më ka udhëhequr gjithë jetën time se, duhet luftuar e sakrifikuar, për atdhe e popull pa t’u dhims asgjë nga vetja! Por kurrë nuk mund të hesht e të duroj, gjoja për atdhe, lloj lloj qenefash si Isën, Hashimin, edhe një farë Memllush pordhëmadhi, që kurrë nuk e ka lodhur bythën për këtë popull e për Kosovë, por drejt e në ulsen e butë të pordhamentit! Ka edhe shumë qenefa të tjerë si Is Bastuni e Hash Majmuni në këtë Kosovë të shumë vuajtur, por, gajret e durim, duke shpresuar se, një ditë do t’thejnë qafën këta horra gjakshprishur!?

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 1 vizitorë
Lexuar: 1,626 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
Homazh për pedagogun e intelektualin e pathy...
E diel, 07 mars 2021 - 23:37
Sonte e ndëgjova lajmin e trishtë se paskësh vdekur Zejnullah Gruda, njëri prej intelektualve më brilant, më fisnik e më kurajoz të Kosovës. Ve...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi